Pozicioni i rendesishem qe kryeministri i besoi zevendeses se tij shkodrane

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi është ngarkuar me një detyrë specifike të përhershme nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Ajo është caktuar si anëtare e përhershme e Konferencës së Kryetarëve, duke u komanduar si përfaqësuese e Këshillit të Ministrave për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Senida Mesi do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, aty ky hartohet axhenda e Kuvendit dhe ku qeveria paraqet prioritetet e saj për shqyrtimin e akteve.
Në qeverinë e shkuar, Niko Peleshi, edhe pse zëvendëskryeministër nuk e ka kryer këtë funksion, pasi Edi Rama pati krijuar një ministri të posaçme shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe këto funksione i kryente Ermonela Felaj.