Një asteroid me madhësinë e një shtëpie do të kalojë nesër në një distancë aq afër me Tokën, sa është klasifikuar si ‘potencialisht e rrezikshme’. Pjesa kolosale e shkëmbit hapësinor që përfshin është emëruar 2019 SP3. NASA përshkruan afërsinë e kësaj shkëmbi hapësinor si ‘potencialisht të rrezikshme’, ndërsa do të kalojë rreth 230,000 milje (370,000 km) larg sipërfaqes së planetit tonë.
Kjo do të thotë se do të jetë më afër se Hëna, e cila është rreth 239,000 milje (384,000 km) larg. Asteroidi nuk do të afrohet sa duhet për të rrezikuar ta godasë Tokën, megjithëkëtë, edhe nëse e bën atë është shumë i vogël për të shkaktuar ndonjë gjë më shumë sesa dëme aty ku do të godasë.
Por është pothuajse aq i madh sa meteori 66ft i Chelyabinsk që shpërtheu në ajri mbi Rusinë perëndimore në vitin 2013. Rreth 1.500 njerëz u pl.agosën rëndë, ndërsa futja e asteroidit në atmosferën e Tokës, nuk u parashikua nga astronomët.