ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Postimet në Facebook po fshihen vetiu, platforma gjigante e komunikimit nën sulmin e viruseve…?!

Postimet e ndryshme, lajmet dhe përditësimet në facebook fshihen nga një virus ende i pa njohur i cili ka prekur këtë gjigand të rrjeteve sociale. Çdo post apo lajm i vendosur sot në faqet e ndryshme në facebook po fshihen vetvetiu, madje edhe pasi njerëzit në mënyrë manuale i kanë postuar ato.

Loading...

Miliona njerëz raportojnë se kanë shpërndarë një post apo përditësim në faqen e tyre, vetëm për të inspektuar nëse është zhdukur ose jo pasi është postuar. Në faqet Facebook’s developer, përdoruesit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm po raportojnë se mesazhet e arritura në kutinë elektronike postare po u zhduken brenda disa minutave pa lënë gjurmë.

Ky problem si duket ka prekur vetëm disa faqe në facebook dhe disa lloje postesh. Duket se ende është e pamundur të shihet nëse postimi është zhdukur pa u kontrolluar manualisht.

Edhe problemi më i vogël kompjuterik në facebook mund të jetë i madh për facebook-un, pasi këtë rrjet social e përdorin më shumë se një miliard njerëz.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.