“Poshtërsi m#ti…”, Pasi prokuroria i ktheu telefonin, Kejvina Kthella shpërthen në rrjet…

Velina Kejvina Kthella prej disa ditësh ka qenë në qendër të mediave, për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj. Ndonëse një ditë më parë prokuroria i ktheu telefonin, por makinën dhe llogaritë bankare ia ka bllokuar, bukuroshja seksi ka shpërthyer në rrjet rreth lajmeve për të.

“Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m#ti”, shkruan në anglisht modelja në Instagramin e saj. Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.


Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën. Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i pl.agosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. 6 ditë më vonë Maloku ndërroi jetë. Kujtojmë se sot gjykata la sërish në burg Redjan Rrahjën, pasi ky i fundit kishte bërë kërkesë për rishqyrtim të masës.

 ABCOM ║ VODAFONE