ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Portieri i Partizanit ra apo u hodh nga pallati, kunati i tij e ka me mediat: Ku jeni o…

Kunati i Aldo Teqjes, Redi Veriu, ka qenë kritik me mediat. Katër ditë pas ngjarjes që tronditi opinion në Shqipëri, futbollisti i talentuar që sot luan me Tërbunin, por dikur ishte pjesë e të rinjve të Tiranës, ka akuzuar median se raportoi diçka të pavërtetë.

Në statusin e tij në Instagram, Redi Veriu, që është vëllai i të fejuarës së 24-vjeçarit Teqja, deklaron se të gjithë duhet t’i kërkojnë Aldo Teqjes, pasi ky i fundit ra nga kati i gjashtë dhe u raportua se ishte vetëhedhur pas një zënke me të fejuarën. “Përshëndetje! Ku jeni o portale dhe media, se nuk e di çfarë t’iu them… Si e vetëvr.atë Aldon? Dilni kërkoni falje publike se ishte turp”, shkruante Veriu.

Reagimi i Policisë

Vendimin për t’u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rëndë psikologjike e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, policia ka njoftuar se: “Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.