Skip to content
18 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

“Politizimi dhe sulmet ndaj biznesit të pakuptimta”, reagon sërish investitori i Hotel Rozafa Tower

ShkodraWeb 21 July, 2024
agustin uldedaj kulla 2024

Të dashur miq dhe dashamirë,
Të respektuar shkodranë,

Dy ditë më parë, në respekt të gjithë atyre që treguan interes për projektin ndërkombëtar të Hotel Rozafa Tower, bëmë një sqarim publik. Kjo edhe për transparencë hap pas hapi në lidhje me këtë projekt ambicioz, sfidë edhe për ne si investitorë privat.

Kam ndjekur jo pa shqetësim disa reagime aspak të logjikshme dhe për këtë arsye, po reagoj sërish, përsëri në respekt të të gjithë personave të interesuar.

Hotel Rozafa Tower, është një investim privat i Rozafa Group, një kompani biznesi me eksperiencë të gjatë, veç të tjerave, edhe në fushën e turizmit. Meqenë se ishte një projekt i madh dhe sfidues, organizuam një konkurs ndërkombëtar, me një juri ndërkombëtare, e cila përzgjodhi projektin fitues.

Deri në këtë moment, ne si investitorë privatë, kemi propozuar vetëm projektin. Institucionet vendore dhe ato qendrore, sipas ligjeve dhe rregullave, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimet. Si deri tani, çdo gjë është dhe do të jetë transparente, në sytë e të gjithëve, ditën për diell dhe në respekt të të gjitha kritereve.

Siç theksuam, Hotel Rozafa Tower është një investim privat, i Rozafa Group, në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë çeshtje. Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë pronë private, siç edhe projekti dhe investimi për Hotel Rozafa Tower.

Politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj nesh si investitorë, janë të pakuptimta. Digjirimi që po i bëhet një pjese të shkodranëve nga individë politikë, është i turpshëm dhe dashakeq. Investimi privat i Rozafa Group, në pronën tonë, nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më sot, as në Shkodër dhe as në Shqipëri, që individë politikë të ndërmerrnin protesta apo peticione online kundër një projekti dhe investimi privat. Ky nuk është veçse një sulm ndaj biznesit privat, i ulët dhe sinjal i keq për të gjitha bizneset.

Do t’ju kërkonim miqësisht që politika, e të gjithë krahëve, të qëndrojë larg këtij investimi privat. Për projektin tashmë të bërë publik, do të vendosin institucionet shtetërore të ngarkuara nga ligji me ketë funksion. Le ti lëmë ato të shqyrtojnë projektin, ta analizojnë dhe të marrin vendimet e tyre.

Në fund, duam të falenderojmë të gjithë ata shkodranë por edhe përtej Shkodrës që e kanë mirëpritur e mbështetur projektin, duke na inkurajuar në sfidën tonë për të sjellë një standard të ri, më të lartë, për turizmin Veri të vendit. Ju sigurojmë se inkurajuesit e këtij projekti, janë disa fish më të shumtë se ata, që për interesa të vockla politike, nga mungesa e informacionit ose viktima të dizinformimit të dirigjuar, shkruajnë në rrjete sociale. /Nga Agustin ULDEDAJ, investitor i Hotel Rozafa Tower/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Pas njoftimit të protestës, nis nënshkrimi online i një peticioni kundër ndërtimit të Hotel Rozafa Tower në Shkodër
Artikull pas: NGA VALBONA KARAKAÇI – Kulla e së nesermes, ndergjegja e qytetit dhe demokracia si utopi…

TË FUNDIT

papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025

TË FUNDIT

  • Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan 18 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 18 maj 2025… 18 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Austria fiton Eurosong, “Zjerm” i Shkodra Elektronike renditet në vendin e 8- të… 18 May, 2025
  • Shkodra Elektronike ndez “Zjerm” edhe në finalen e Eurosong, artistët shkodranë shkëlqejnë… 17 May, 2025
  • FOTOLAJM – Kryeministri Rama paralelizëm mes zgjedhjeve të 1996- ës dhe 2025- ës… 17 May, 2025
  • Përfundon numërimi i votës së Diasporës, PD ruan mandatin në Lezhë, Noka dhe Balla përplasen mes tyre 17 May, 2025
  • “Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet”, zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: 9 kuti kanë rezultuar të parregullta 17 May, 2025
  • VIDEO – “Votoni numrin 26 në finalen e Eurosong”, Beatriçe dhe Kola thirrje shqiptarëve kudo në Europë 17 May, 2025
  • Dështon edhe seanca e 17- të e votimit, Kuvendi i Kosovës sërish nuk zgjedh kryetarin e vet… 17 May, 2025
  • “Për titullin, nuk mjaftojnë vetëm ëndrrat”, Thomas Brdaric reagon pas shkarkimit nga Vllaznia… 17 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

papa leone xiv
  • Kryesore

Inaugurohet Papa Leone XIV, mesha në sheshin “Shën Pjetër” shënon fillimin zyrtar të papatit të tij…

ShkodraWeb 18 May, 2025
biciklete aksident hyrje shkoder 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

ShkodraWeb 18 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 18 maj 2025…

ShkodraWeb 18 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.