Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Shoqata e Bravave paska cicëruar”, Flamur Noka reagon pas publikimit të mesazheve me Nikollën dhe Manjën

ShkodraWeb 27 January, 2022
flamur noka sms nikolla manja

Partia Demokratike ka reaguar përmes nënkryetarit të saj, Enkelejd Alibeaj pas lajmit të publikuar në “Panorama.al“, ku paparacët në Kuvend kanë fiksuar në celularin e Flamur Nokës komunikime me njerëzit më të aftërt të Edi Ramës.

Në rubrikën e mesazheve të deputetit, bie në sy komunikimi i Flamur Nokës me ministrin e besuar të Edi Ramës, me Ulsi Manjën e po ashtu dhe emojit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla etj.

Në një reagim në rrjetet sociale, Enkelejd Alibeaj shkruan se në mesazhet me kryetaren e Kuvendit, Noka e ka “porositur” këtë të fundit që t’ja japë fjalën Sali Berishës për procedurë.

“Edhe një herë Berishën për procedurë dhe të ikim ne :)”, dhe një emoji me fytyrë të qeshur, është mesazhi që Alibeaj thotë se Noka i ka dërguar kryeparlamentares Nikolla.

Alibeaj ka publikuar gjithashtu me video edhe momentet kur në seancën e të enjtes në Kuvend, Berisha kërkon fjalën dhe nga vendi ndërhyn edhe Noka që thotë “fjalën për procedurë”.

POSTIMI I PLOTE I ENKELEJD ALIBEAJ

Që prej 9 shtatorit, Sali Berisha, për të hequr vëmendjen nga non grata e tij për korrupsion, ka nisur një fushatë të turpshme shpifjesh e mashtrimesh kundër lidershpit të PD.

Ndërsa hedh mashtrime nga më ordineret, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të pasurohen duke bashkëpunuar me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Edi Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, ish-kryeministri i vetëm në Europë i shpallur non grata për korrupsion, një njeri i izoluar nga SHBA dhe BE.

Prandaj Rama i ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e propagandës së tij duke bashkëpunuar më së miri me të, siç ndodh dhe në këtë komunikim të kapur nga mediat ku Flamur Noka bashkërendon me Ulsi Manjën dhe Lindita Nikollen.

Nga njëra anë ndajnë pazare dhe koordinojnë luftën kundër PD, nga ana tjetër foltorexhinjte non-grata sulmojnë lidershipin e PD.

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD.

Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.

Ndërkohë deputeti i PD dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, ka reaguar pas sulmeve në adresë të tij nga njerëzit e Lulzim Bashës dhe mediave që e mbështesin atë.

Përmes një deklarate, Noka tha se ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit që t’i jepet fjala ish-kryeministrit. Gjithashtu, Noka sqaroi se Ulsi Manja mund të flasë edhe vetë se pse kanë komunikuar së bashku.

“Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh siç ben kreu i shoqates me zëvendësen e tij, apo me media që ju bën fushatë atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. SMS-ja e tregon qarte. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan siç i ka kerkuar pengu i pallateve te ‘5 Majit'”, thotë Flamur Noka.

Deklarata

Sot, Shoqata e Bravave nepermjet pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje.

Une kurre nuk kam bere e as nuk bej biseda per pallate tek 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh siç ben kreu i shoqates me zëvendësen e tij, apo me media që ju bën fushatë atyre.

Une kam komunikuar me Kryetaren e Kuvendit qe ti jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. SMS-ja e tregon qarte. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fuse ne pune gruan siç i ka kerkuar pengu i pallateve të ‘5 Majit’.

Flamur Noka i ka kerkuar te rrije larg pazareve Rama-Brava ne Diber. Ai mund t’jua thote vete ai pse debatuam.

Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj. Milionat dhe karriget e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me te gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava.

Ditet ne vazhdim do te tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve, kush perfitoi, e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava.

Flamur Noka
Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

Post navigation

Previous: MSH publikon shifrat: 6 humbje jete dhe 1549 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid- 19 në Shqipëri…
Next: STUDIMI – Emilia Koliqi deputetja më efikase por si qark Shkodra me deputetët më pak efikas e cilësorë…

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.