Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje për “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se punonjës të policisë u nxorën pa mjete mbrojtëse në protestë.
Duke u ndaluar te efektivja e cila humbi 2 gishta, krytarja e LSI-së tha: “Edhe unë i uroj shërim të shpejtë polices. Rroga e tyre është 300 mijë lekë të vjetra. Hipokrizia është që shefi i asaj vajzës duhet futur në burg, pasi ka nxjerrë në resht të dytë një police të forcës “Shqiponja” që nuk është e Policisë së Rendit. Ka nxjerrë një police pa dorashka dhe pa mjete mbrojtëse. Shefi i asaj vajze duhet të mbajë përgjegjësi. Shefi i asaj vajzës dhe eprorët e asaj vajzës duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe Ministria e Brendshme duhet të nisë hetimet se si janë nxjerrë ato aty”.
“Personat që kanë hedhur shashka janë nga provokator nga policia e shtetit për të iniciuar dhunën. Me gra dhe fëmijë nuk do të shkojë njeri të luftojë. 90% e policëve kanë probleme me legalizimet”, shtoi Kryemadhi.