Policia e Lezhës ka dalë me një informacion paraprak lidhur me aksidentin në afërsi të Milotit. Sipas uniformave blu makina ka dalë nga rruga në aksin dytësor Pllanë- Rubik. Behet fjal[ për automjetin tip benz me targa AA 272 JN. Bëhet me dije se mjeti është nxjerrë nga policia në anë të lumit dhe nuk ka konstatuar njerëz të tjerë brenda tij. Nga kontrolli i bërë në brendësi nuk është konstatuar ndonjë shtetas tjetër përveç drejtuesit të tij që ka gjetur vdekjen. Sipas policisë, mjeti ka qënë në lëvizje nga Miloti në drejtim të fshatit Berzanë. Viktima quhet Viktor Marku nga Rubiku.