Policia nuk ka akoma një version zyrtar për fatin e “egjiptianes” së vogël…

Të tjera detaje dalin në dritë nga vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, e cila mbërriti e plagosur rëndë në spital dhe ndërroi jetë pak çaste më vonë. Mësohet se në kohën kur ka ndodhur ngjarja vajza ka qenë në banesë më vëllain dhe nusen e tij, ndërsa ata ishin të dy shurdhë-memec.

Ndonëse si fillim u tha se vajza kishte një plagë në bark të shkaktuar nga mjete prerëse, mjeket kanë gjetur në trupin e saj mbetje saçme. Mbrëmjen e djeshme mësohet se u mor në pyetje babai, po ashtu edhe nëna e vogëlushes, ndërsa kjo e fundit tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë sot do të merren në pyetje vëllai dhe nusja e tij, pasi ndaj tyre bien të gjitha dyshimet se mund të fshihen pas ngjarjes, pasi kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja. Aktualisht grupi hetimor po punon në dy pista, atë të vrasjes, duke marrë parasysh edhe pozicionin e saçmës, si dhe atë të vetëvrasjes.