Mbyllet forcërisht greva e urisë së ish-të burgosurve politikë. Mësohet se forcat e rendit kanë ‘zbarkuar’ rreth orës 02:00 në vendin ku protestonin 4 ish të burgosurit, në hyrje të Komunës së Parisit, dhe i kanë shoqëruar në komisariat, për t’i lënë të lirë më pas në orën 08:00. Sipas ish të burgosurve, policia i ka mbajtur gjithë natën në komisariat. Po ashtu ata nuk kursyen as akuzat, ndërsa pohuan se policia i ka keqtrajtuar.
“Erdhën na morën natën, madje edhe pa këpucë. Na kanë keqtrajtuar në polici, na lanë të lirë në orën 08:00. Na e prishën dhe cadrën që kishim ngritur. Na morën zvarrë”, thanë ata. Greva e urisë nisi 5 ditë më parë, pikërisht në vendin ku u vetëdogj ish- i përndjekuri Lirak Bejko, ndërkohë që kjo kategori po protestonte për të drejtat e tyre.
Pas komunikimit të tij me protestuesit, ata kishin deklaruan se ishin kthyer në vendin ku protestonin, ndërsa aty nuk ndodheshin as çadra e improvizuar, madje as teshat e tyre.