VIDEO+FOTO – Policia jep versionin zyrtar për zjarrin e rënë në barakat e romëve në Shkodër

Nje vajze vetem 13- vjeçare eshte djegur brenda barakes ku banonte, pasi familjaret nuk munden ta nxirrnin dot jashte ne momentin qe ajo u perfshi nga flaket. Ngjarja e rende ka ndodhur ne barakat ku banojne romet ne Shkoder.


Nje vajze 13 vjece S. Dashi e semure ka humbur jeten pasi eshte djegur brenda. Vajza kishte ikur nga institucioni ku trajtohej në Tiranë dhe kishte ardhur tek disa të afërm në Shkodër. Vajza ësht pjesë e një familje nga Peqini. Ndërkohë, mesohet se ne total jane shkrumbuar 3 baraka. Zjarri mendohet te kete ardhur nga pakujdesia tek njera nga barakat duke djegur edhe tri tjerat.

Vajza e vogel ndodhej ne gjume dhe ka qene e pamundur per ta nxjerre jashte dhe ka humbur jeten brenda. Zjarrefikeset qe mberriten ne vendin e ngjarjes shuan flaket por per te voglen ishte shume vone.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vd.e.kjen shtetasja e mi.t.ur S. D., 13 vjeçe. Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!