ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Ngjarja e trishtë në familje, vëllai i merr jetën vëllait aksidentalisht me çifte- policia jep versionin zyrtar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një person ka humb jetën.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Galush, ku aksidentalisht, një i mitur ka shenjestruar me çifte vëllain e tij. Ka humbur jetën 21-vjeçari Roland Lleshi. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit me pasoja fatale. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka dhënë edhe versionin zyrtar të ngjarjes, duke saktësuar se vëllezërit po kullosnin bagëtitë së bashku dhe autori i ngjarjes është i mitur.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur  i cili  ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç,  dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll.,  20 vjeç. Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.