Uniformat blu kanë identifikuar personin që u gjet i pajetë brenda një makine në një parking në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”. Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas 50- vjeçar, sipas gjasave drejtuesi i kamionit në të cilin u gjend. Po sipas uniformave blu, dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
“Tek mbikalimi pas “Casa Italia” në mjetin e parkuar tip “kamion” është gjetur pa shenja jete shtetasi V. L., rreth 50 vjeç. Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, thotë policia.