Policia greke “luftë” me tre shqiptarët, dy prej tyre përfundojnë në spital- një i tretë hidhet nga shkëmbi…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Korinth të Greqisë, ku tre hajdutë shqiptarë janë përplasur me ar.m.ë zjarri me forcat e policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit dy prej shqiptarëve kanë mbetur të pl.a.gosur ndërsa më pas të tre janë arrestuar.


Ata thuhet se janë autorë të disa grabitjeve ndërsa policia kishte kohë që u vëzhgonte. Ndërkohë sipas të dhënave të policisë greke, një nga shqiptarët u përpoq të shpëtonte nga arrestimi duke u hedhur nga një shkëmb, duke u pla.g,osur në këmbë, ndërsa dy të tjerët morën plumba në këmbë.

Në aksionin për kapjen e shqiptarëve u përdorën edhe helikopterë të forcave speciale të Greqisë. Të tre shqiptarët udhëtonin me makinën e tyre por sa kanë parë policinë kanë hapur zjarr. Brenda makinës janë gjetur pushkë, kallashnikov si dhe disa fishekë. Kjo bandë sipas mediave greke kanë grabitur një bankë në Kalamata gushtin e kaluar dhe ar.m.ët u përdoren edhe në rastin kur ata kryen këtë kr.i.m.

Deklarata përkatëse e Policisë Greke:

“Sot (08-02-2020), në mesditë, gjatë një operacioni policor të Drejtorisë së Atikës së Kr.i.meve kundër Jetës dhe Pronës, në Korintin e Lashtë, u arrestuan tre kr.i.minelë të ar.m.atosur të rrezikshëm, të përfshirë në grabitje të ar.m.atosur. Tre kr.i.minelët qëlluan ndaj oficerëve të policisë ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën, duke pla.g.osur dy prej autorëve. Njëri i pla.g.osur u trajtua në Spitalin Thriassian dhe tjetri në Spitalin Corinth. Do të pasojë një azh0rnim më i ri. “

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!