Policia gjermane liron 2 pengjet e mbajtura brenda një autobusi që udhëtonte drejt Serbisë…

Policia gjermane ka arritur të lirojë dy pengjet që po mbaheshin brenda një autobusi nga një person. Ata u liruan pas disa orësh, ndërsa autori u arrestua.

Autobusi që ishte nisur për në Serbi u ndalua rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në Greding. Pasagjerët arritën të dalin jashtë ndërsa shoferët u mbajtën për disa orë peng nga një burrë i cili dyshohej se ishte i armatosur.

Rruga ku ndodhi ngjarja qëndroi e bllokuar për disa orë ndërsa linja Mynih-Berlin u ndërpre.

Grupi negociator bisedoi me pengmarrësin, i cili liroi shoferët të zbrisnin njëri pas tjetrit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, pengmarrësi ishte i vetëm në autobus, dhe policia arriti ta prangosë pa e plagosur.

ShkodraWeb Channel

Open

Close