Merr fund ankthi i dy familjeve shqiptare ne Greqi, qe prej ditesh u raportuan te zhdukura nga banesat e per to nuk kishte me asnje gjurme. Mediat greke shkruajne sot se policia ka gjetur dy vajzat, Denisa dhe Emanuela, 16 dhe 17 vjeç. Sipas policise greke, vajzat u gjeten ne zonen e njohur si Danagra, jo shume larg baneses se tyre.
Sapo u gjeten, ato u derguan ne polici ku kane dhene edhe sqarime. Mesohet se vajzat kane treguar se kishin kerkuar ndihmen e nje shokut te tyre 19-vjec, i cili tashme eshte vene ne akuze.
Vajzat i kishin kerkuar ndohme shokut, duke i qare hallin se kishin probleme me familjet e tyre. I pyetur edhe i riu ka treguar se i kishte ofruar ndihme, por nuk kishte pasur asnje interes apo synim. Ai tha se ndihma i ishte kerkuar fillimisht permes nje thirrjeje ne rrjetet sociale.
Vajzat telefonuan policine se thane se ishin mire, por nuk donin te ktheheshin prane familjeve.