Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim…”, Drejtoria e Përgjithshme njofton “kyçjen” e protestave me më shumë se 10 vetë…

ShkodraWeb 2 years ago

Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjen shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga protestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Policia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e protestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit. Në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tragjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një efektivi policie, Policia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim. Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.

Bëjmë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për:

 Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, tubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj. Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska), në ambientet jashtë shtëpisë;

 Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme;

 Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik;

 Ndalimin e muzikës pas orës 20:00;

 Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e ‘fast food’ pas orës 22:00 deri në orën 06:00;

 Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

 Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit;

 Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos-zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID-19.

Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë. /Njoftim për mediat i Policisë së Shtetit/

Continue Reading

Previous: OPINION – Protesta e 12 dhjetorit u ideua në Tiranë, por dështoi nga aktorët e këqinj në Shkodër që vazhdojnë ta përdorin…
Next: VIDEO – “Askush nuk do të tolerohet, askush nuk do të falet”, PD Shkodër denoncon dhe paralajmëron policinë…

TË FUNDIT

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • Anëmbanë

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…

5 hours ago
“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

5 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • “Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • “Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

TË FUNDIT

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • Anëmbanë

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…

5 hours ago
“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

5 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

6 hours ago
VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Kryesore

VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.