“Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet…”, vjen reagimi i palës shqiptare për aksionin e kapjes së 1.3 ton…

Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të dr.o.gës.


Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe k.o.kaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër kr.i.mit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë. /Reagim i Policisë së Shtetit/