Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kronika e zezë

Policia e Shtetit jep detajet e para për grabitjen në Rinas, flitet për dy persona që kanë humbur jetën- njëri prej tyre autor…

ShkodraWeb 4 years ago

Brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, aty ka ndodhur grabitja e rreth 2 milion eurove të një banke të nivelit të dytë. Lajmet deri tani janë kontradiktore, në mungesë të raportimit të saktë nga policia. Versioni i parë është se paratë po dërgoheshin me avion nga Rinasi jashtë vendit ndërsa tjetri, paratë sapo kishin ardhur nga jashtë dhe do të dërgoheshin në një degë të BKT-së. Edhe për shumën e parave, nuk ka një informacion zyrtar, por përflitet shuma e cituar më sipër. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka zhvillime të reja.

Uniformat blu kanë gjetur duke u djegur një makinë në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit në rrugën e Dajtit. Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët, të cilët pasi i kanë vënë flakën, janë larguar me një mjet tjetër. Ndërsa thuhet se ka patur shkëmbim zjarri mes Policisë së Shtetit dhe grabitësve, ku ka mbetur i vdekur një nga autorët, flitet edhe për një tjetër viktimë e cila është gjetur  lumit Tërkuzë, rreth 10 km nga Rinasi. Dyshohet se viktima ka lidhje me grabitjen e ndodhur sot rreth orës 15:00 në aeroportin e Rinasit. Më poshtë, edhe njoftimi paraprak i Policisë së Shtetit

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. 

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.  

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Vendi ku është gjetur makina e braktisur

Continue Reading

LAJM PARA: E RËNDË/ Zjarri shkrumbon shtëpinë, humbin jetën burrë e grua- shpëtojnë mrekullisht 4 fëmijët dhe gjyshërit… (emrat)
LAJM PAS: Humb jetën duke peshkuar në grykëderdhjen e Drinit 60 vjeçari, kallami i peshkimit ndeshi në linjën e korrentit…(emri)

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur

1 day ago
EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…

2 days ago
“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Aktualitet

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…

4 days ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

43 mins ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

2 hours ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

2 hours ago
“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • Kryesore

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.