Policia e Shkodres zbardh vjedhjet, arreston 2 persona (emrat)

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me datë 21.09.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore zbardhen dhe dokumentohen ngjarjet që bëjn fjalë për vjedhjen e dy banesave, u bë ndalimi i shtetasve:
Besmir Gjonaj 24 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër
Kristjan Arra 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër
Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi dyshohen se me datë 10.09.2017, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit L. H. 74 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër.
Gjithashtu këto shtetas dyshohen se me datë 13.09.2017, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J. B. 58 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola” Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim”. /ShkodraWeb/