ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Policia e Shkodrës vë në pranga 29- vjeçarin, kërkohej si autor i ngjarjes së rëndë (emri)

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në vijim të punës për prangosjen e personave në kërkim, falë informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, finalizuan me sukses aksioni policor të koduar “IRON HAND”, ku si rezultat është kapur dhe ndaluar shtetasi: Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër. Ky person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një a.rmë zjarri tip “pistoletë” me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një a.rme tjetër zjarri tip “pistoletë”.

Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe shtetasi Rr. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të k.rimit” .

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me a.rmë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka v.rarë me armë zjarri shtetasin Angjelin Shkambi 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me a.rmë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “V.rasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e a.rmëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.