Policia e Shkodrës parandalon ngjarjen e rëndë në familje, ndalohet 41 vjeçari që kanoste gruan me një mjet…

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.


Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dh.unë fizike, si dhe ka kanosur me mjet pre.rës (th.ikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua th.ika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “D,huna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e ar,mëve të ftohta”.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!