Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë ai ndodhej i armatosur me një pistoletë.
Forcat e policisë të Shkodrës kanë shkuar në fshatin Oblikë fillimisht pasi kanë marrë informacion se ka patur të shtëna me armë. Deri më tani pas kontrolleve ende nuk është evidentuar ndonjë ngjarje dhe policia ka vetëm dyshime deri tani se ka patur krisma në atë zonë. /Burimi: Panorama/