
Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj. G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rreziku për jetën
Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve
Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armbajtje pa leje”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!