
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të territorit, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, falë përdorimit të dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizur operacionin “Luarzë”, gjatë të cilit është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Luarzë, Velipojë, Shkodër.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!