Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në Shkodër. Mësohet se janë përfshirë nga flakët banesat e rreth dhjetë familjeve. Ngjarja ka ndodhur tek ish-konvikti i Shkollës Veterinere, ndërsa siç shihet nga fotot, flakët kanë “përpirë” gjithë banesat. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe ia kanë dalë të shuajnë flakët.
Fatmirësisht brenda banesave nuk ka asnjë njeri, ndërsa shkak i zjarrit raportohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të rrjetit të amortizuar.
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 14.02.2020, rreth orës 15:40, në lagjen “Guerile” ka rënë zjarr në një pallat dy katësh, ku janë djegur 6 hyrje apartmenti. Si pasojë ka vetëm me dëme materiale. Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga sherbimet e Zjarrfikses.
Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.