
Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan ndaluan shtetasen në kërkim M. L., 58 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin irakian I. Sh., 41 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin M. Sh., 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka kallëzuar shtetasi Ç. S., 60 vjeç, banues në Shkodër, se 62-vjeçari i ka marrë një shumë parash, duke e mashtruar se do ta ndihmonte për një proces legalizimi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. H., 52 vjeç, banues në fshatin Vukatanë, dhe H. Z., 68 vjeç, banues në fshatin Shëlqet, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-K. M., 73 vjeç, pasi dje, në fshatin Hoten, Vau i Dejës, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 75 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konfliktuar me vëllanë e tij, shtetasin B. Ç., 73 vjeç, për motive të dobëta.




