
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. D., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Plazh, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
– Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim shtetasin Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet dyshohet të ketë vjedhur e trafikuar nga Kosova drejt Shqipërisë, një automjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.