
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar H. H., 51 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Kryebushat–Mjedë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasin E. P., 75 vjeç, banues në fshatin Juban. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit E. P., së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. P., dhe mbesa e tij e mitur, të cilat ishin pasagjere në automjet, pasi kanë marrë mjekim, ndodhen në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Sh., 24 vjeç, banues në Dibër, pasi dje në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. (M.) B., 25 vjeçe, banuese në fshatin Oblikë. Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. Sh.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.




