
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit T. G., 49 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. G., si dhe ka kanosur, nëpërmjet telefonit, kunatin e tij, shtetasin E. C., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Sh. M., banuese në Shkodër, se 65-vjeçari e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, nëpërmjet telefonit.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!