Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës arreston 7 persona, kapen 2 kg kokainë

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Drejtori i Policise Shkoder Gjovalin Lokaj ka dale me nje konference per shtyp:

Pas tre muajsh punë intensive  përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet  me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër,  dhe Forcën Operacionale  në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “KOKAINA”.

Ky operacion  u finalizua me sukses  pas një hetimi 3 mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

Në këtë kuadër janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në   Shkodër.
3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithshtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi,  Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin  H. K të shpallur në kërkim,  kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Në cilësine e provave materiale janë sekuestruar:

• 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë.
• 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW.
• 10 telefona celulare të markave te ndryshme.
• 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro,

Gjithashtu është vënë nën sekuestër  Lokal ”SAMPA” në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Ekzekutuesi grek i 42- vjeçarit dyshohet se është paguar 25 mijë euro
LAJM PAS: EMRAT/ Policia e Shkodrës jep detaje për grupin e stukturuar të kokainës (video)

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

45 mins ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago
“E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur disa takime”, skandali “McGonigal”, Rama: Nuk do shkoj në Kuvend
  • Aktualitet

“E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur disa takime”, skandali “McGonigal”, Rama: Nuk do shkoj në Kuvend

14 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Nga një burrë i quajtur “Rudina” tek “Trojani”, disa nga pseudonimet më të çuditshme në Shkodrën nën diktaturën komuniste
  • PERSONAZH – Njihuni me Marselën, vajzën nga Shkodra, pjesë e Delegacionit Rinor Shqiptar në OKB…

TË FUNDIT

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

45 mins ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 3 shkurt 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.