
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. H., 59 vjeç, banues në fshatin Boks, pasi ditën e djeshme në rrugën Studenti, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi B. K., 69 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi B. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.
-K. U., 64 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;