
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim. Me datë 10.05.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Zamir Puka, 41 vjeç, banues në Pukë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pukë me vendim nr. 228, datë 30.11.2017 ka denuar me 5 vite burg, për veprën penale të “Përndjekjes”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të metejshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!