
Policia Kufitare në PKK Hani i Hotit ndaloi shtetasin M. A., 36 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 34 vjeç, banues në fshatin Stajk, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. A., banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.