
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 33-vjeçarit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. P., 64 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.