Gjykata e Apelit ka lënë sot të lirë ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Kajmaku u kap ditën e djeshme, pas 11 muajsh që ishte shpallur në kërkim, ndërsa Apeli vendosi sot masën “detyrim paraqitje”, gjatë seancës së mbajtur në spitalin ku ai po kurohej.
Kajmaku u vu në pranga në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku po merrte ndihmë të specializuar mjekësore, pasi vuante nga sëmundje kardiake dhe diabeti.
Ai qe shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, i akuzuar për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.
Kajmaku është denoncuar nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekrìmínalizimit, pasi nën emrin Jorgo Toro ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.
Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.
Pas kësaj, ai u shpall në kërkim për shkelje të ligjit të Dekrímìnalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.
Kjo, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.