Zbardhen detaje të reja nga arrestimi për korrupsion aktiv i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri. Në prangat e policisë është vënë pasditen e kësaj të premte kushëriri i gjyqtarit, Kujtim Miri. Mësohet se ai ka qenë sekseri mes Gentjan Dodës i akuzuar për dy vrasje në Burrel në vitin 1997 dhe gjyqtarit kushëri të tij, Shkëlqim Miri, i cili ndryshoi akuzën nga vrasje në plagosje të rëndë dhe për këtë u dënua me tetë vite burg, nga 20 që ishin dhënë më herët. Po ashtu, eshte arrestuar edhe Alban Buci, i konsideruar edhe ai si sekser i gjyqtarit Shkelqim Miri.