Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin M. I., 50 vjeç, banues në fshatin Vukatanë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. C., 62 vjeç, banues në fshatin Bajzë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesen e tij.
Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 49 vjeç, banues në Pukë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake Pukë.