
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Stajkë. Ky shtetas u kap duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi dhe gjatë lëvizjes kishte përplasur dhe një automjet të parkuar.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit;
– K. L., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur me pasqyrën e automjetit dhe është larguar nga vendi aksidentit, këmbësorin shtetasin B. S., 74 vjeç;
– B. K., 76 vjeç, banues në Tiranë dhe D. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, duke drejtuar automjetet e tyre, janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe me pas automjeti me drejtues shtetasin B. K., ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen N. F., 32 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja N. F., dhe 3 pasagjere në këtë automjet;
– L. N., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
– 17 vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.