VIDEO/ Policia arreston 25- vjecarin sepse qarkullonte me motor pa “letra”, me pas pistolete kurse ne shtepi…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjecar pasi qarkullonte me armë dhe me një motor pa dokumente. Për më tepër gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e të riut, policia ka zbuluar sende të tjera të dyshimta.
Arrestimi i Bruno Kurti, është kryer pasi është kapur nga skuadra “Shigjeta” në rrugën “Bardhyl” duke qarkulluar me mjetin tip motorr pa dokumentacionin përkatës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Armë zjarri “Browing”, me një krehër me fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– një silenciator
– një palë dylbi
– 21 copë fishekë
– 5 telefona
– një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa
– një thikë me palosje
– një thikë me dorezë të zezë
– shkop gome
– 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale
– 6 targa automjetesh
– një kartëmonedhë 2000 e dyshuar falso
– një minikartë telefoni
– prozhektor
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Tiranë.Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri dhe motorr të papajisur me dokumentacion.Kapet në flagrancë nga skuadra "Shigjeta" e Forcës së Posaçme "Shqiponja".Policia arreston 25 vjeçarin.Gjatë kontrollit në banesë i gjendet dhe municion luftarak e lëndë narkotike.Sekuestrohet armë zjarri, municion luftarakë, armë të ftohta, lëndë narkotike, targa mjetesh dhe prozhektor.Më datë 29.09.2017, shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, arrestuan shtetasin :- B. K, 25 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kapur nga skuadra "Shigjeta" në rrugën "Bardhyl" duke qarkulluar me mjetin tip motorr pa dokumentacionin përkatës.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :- Armë zjarri "Browing", me një krehër me fishekë.Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :- një silenciator- një palë dylbi- 21 copë fishekë- 5 telefona- një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa- një thikë me palosje- një thikë me dorezë të zezë- shkop gome- 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale- 6 targa automjetesh- një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco- një minikartë telefoni- prozhektorMaterialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 236, 278, 279 dhe 283 të Kodit Penal.

Pubblicato da Policia e Shtetit su Sabato 30 settembre 2017