(foto ilustrim) Rritet numri i policëve të infektuar në qytetin e Kukësit! Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv 5 efektivë policie, duke e çuar në total në 6 numrin e uniformave blu të prekura. Mësohet se rastet e reja të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, janë raste kontakti me kolegun e tyre, i cili i konfirmua një ditë më parë.
Deri më tani Kukësi numëron 12 raste, e ndërsa bilanci pritet të rritet pas konfirmimit të Ministrisë së 5 rasteve të reja në deklaratën e përditshme për mediat.