“Polici” i Portokallisë tregon aventurën e re dhe raportin me Top Channel, do të habiteni…

Rolet e tij kanë rrëmbyer gjithmonë zemrat e publikut dhe kanë mbajtur shikuesit të gozhduar përpara ekranit. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit, Florian Binaj, i cili ka vendosur që përveç aktrimit, të merret edhe me diçka tjetër.

Duke qenë se ditën e nesërme nis maratona e Kampionatit të Futbollit, burime për “Blitz” kanë zbuluar se Florianin do ta shohim në ekranin e TVSH-së.

Ai do të moderojë emisionin e mbrëmjes që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili.

Gjithashtu mësohet se Floriani nuk e ka lënë “Top Channel”, mirëpo po largohet prej tij vetëm për një periudhë të caktuar kohore, për tu marrë me emisionin sportiv.