Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Policët ushqime me kartë me çmime të lira”, kryeministri Rama prezanton nismën më të fundit…

ShkodraWeb 20 December, 2023
IMG_8474

Kryeministri Edi Rama ka dhënë më shumë detaje në lidhje projektvendimin që pritet të miratohet sot në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për trajtimin ushqimor të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Rama tha se ata do të pajisen me karta dhe në supermarkete do t’i marrin ushqimet më lirë se të tjerët.

“Punonjësit e policisë do të marrin kartën dhe me atë shumë që do u derdhet do të blejnë ushqime, madje më lirë, sepse ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë negociata me supermarketet që kush shkon me kartën e punonjësit e policisë do t’i blejë më lirë. Por, të jeni të sigurt se viti po mbyllet dhe vit i ri po vjen, s’keni parë gjë akoma”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë u ndal dhe njëherë te largimi i të rinjve, duke thënë se paga e lartë në Gjermani nuk i tregon të gjitha, ndërsa shtoi se në fund të muajit rezultati është minimal.

Gjithashtu Rama tha se programi për dhënin e kredive me interes zero për punonjësit e policisë, ushtarakët, mjekët dhe infermierët etj do të vazhdojë.

“Këto që po bëjmë sot nuk është se nuk donim t’i bënim më parë, por sot mund t’i bëjmë. Nuk insiston qeveri në botë që nuk do të rrisë paga, pensione, mbështetje. Por na duhet që ta bëjmë këtë pa goditur themelet e ekonomisë. Pa e kthyer vendin në një piramidë të re.

Për këtë arsye ka qenë e vështirë dhe sot jemi në një fazë ku kemi disa mundësi më shumë. Krahasimi i tabelës së pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen puna për të bërë zgjedhjen të shërbej këtu apo atje, është një krahasim gënjeshtar, sepse vërtet ka një diferencë shumë të madhe. Por paga më e lartë në Gjermani, nuk t’i tregon të gjitha.

Nuk tregon sa taksa do të marrë, sa sigurime shoqërore, sa do të hanë kostot e transportit, as nuk të tregon sesi do të jetosh, ndaj në fund të muajit është se jeton në një vend të huaj, punon në një pozicion që s’është më e mira që mund të bësh, sepse në vendin tënd mund të jesh gur i rëndë, duke bërë punën nën uniformë, dhe rezultati është minimal.

Ky program është hapur dhe do të vazhdojë vite të tëra, sepse kreditë që do të merrni do të jenë në një afat të gjatë dhe interesi do të paguhet nga shteti. Është një arsye për t’u bërë thirrje të rinjve që e shohin me hezitim përfshirjen në FA dhe në polici, kjo është rruga që të jep më shumë qetësi”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh po ashtu se Shqipëria po shkon gjithnjë e më lart dhe se forcimi i lekut ka treguar se ekonomia është më mirë.

“Këtu më e mira është e gjitha përpara, duhet të gjithë ta besojnë dhe ta kuptojnë. Shqipëria nuk ka asgjë tjetër përpara veçse të shkojë më lart. Ka dalë nga rrethi vicioz dhe mjafton të shikoni lekun, sepse të tjerat mund të merren me dyshim. Lekun nuk e forcojnë fjalimet e mia, por ekonomia.

Dhe sot, kush merr një pagë minimale, nuk merr 400 mijë lekë por 400 euro. Kjo do të thotë se këto janë arsye për të pasur besim dhe shpresë për të jetuar në këtë vend.

Ku e gjen në Gjermani, kohën, vendin, për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj lloj muhabetesh duke marrë nëpër gojë gjithë dynjanë, shqip. Është pjesë e jetës, pjesë e ëmbël ndaj kafet janë plot.

Ku e gjen kafen turke? E keni parë kafen në Gjermani? Lëng gështenje është”, tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT – Mbetje kockore në gropë qymyri në Vilzë të Shllakut, i përkasin një 67- vjeçari…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Bashkëpunim me donatorët për shendetësinë”, dorëzohen ambulancat e dhuruara nga Islamic Relief për Veriun

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.