Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pohimi tronditës i aktorit Bujar Asqeriu: Kam parë shokët e mijë të vdesin pa dalë në pension…

ShkodraWeb 16 February, 2018
asqeriuZoneLire

Shpërthimi ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të korruptuar i aktorit Bujar Asqeriu bëri bujë në rrjetet sociale. Ndërkohë debati lidhur me teatrin duket se është ende i nxehtë.

Përmes deklaratës së tij, Asqeriu denoncoi kushtet e mjerueshme ku ndodhen artistët, tentativën për të zhvendosur teatrin dhe ndryshimet për ligjin e artit dhe kulturës.

Ai tha se qeveritarët vjedhin vendin, pasurohen vetë dhe kjo është arsyeja përse nuk ka më para për artin dhe kulturën.

Ndërkohë sot, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Asqeriu tha se deklarata e tij erdhi pas akumulimeve për një kohë të gjatë.

“Unë nuk bëra kalkulime mendimesh dhe fjalish, nuk vajta në shtëpi mora lapsin të shkruaj këtë apo atë. Ato ishin fjalë që mua më ishin akumuluar sepse ne nuk jemi njerëz që hamë bukë dhe flemë gjumë. Bujar Aqeriu nuk u ngrit për teatrin e nënës dhe babait të tij, teatri është i të gjithëve. Unë kam folur me kohë nëpër gazeta.

Nëse kryeministri mua më thotë do bashkëqeverisim, unë i falem atij dhe i them plaga ime është kjo…, do ta bësh apo jo? Ku ishte kjo ministre 5 vjet, flinte gjumë kjo?”, tha Asqeriu.

Aktori shtoi më tej se këtë nismë e mori pas deklaratës së aktorit Robert Ndrenika dhe shokëve të tij, të cilët kanë humbur jetën ende pa dalë në pension.

“Unë e mora nismën, sepse kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri. Unë kam parë shokët e mi të vdesin pa dalë në pension, unë nuk pyes për njeri, kjo është tragjedia dhe kësaj ata duhet t’i përgjigjen. Ne s’kemi kërkuar vilë, por të bëhet e jetueshme, ne s’mund të rrimë edhe në kasolle edhe me çadër. Miqtë e mi, teatri është juaji, i shqiptarëve”, shtoi aktori. /tvklan.al/

Post navigation

Previous: Një kerkesë e rrezikshme fondamentaliste albanofobe!
Next: FOTO/ Pas akuzave reciproke për “shpikje”, Rama dhe Ramushi tokin gotat në shtëpinë e Haradinajve

TË FUNDIT

30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
andrea skanjeti 100 vite teater ne shkoder

Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti

ShkodraWeb 14 July, 2026
thoma gellci protesta 2026

NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti…

ShkodraWeb 14 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”… 15 July, 2026
  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.