
Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u diskutuar projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”. Pa përfundimit të fjalës së deputetes socialiste, ka ndërhyre ish-kryeminsitri Berisha.
Ai ka kërkuar që kryeministri Rama të ishte prezent në këtë seancë.
“Ai që mbahet për mizorik nuk është këtu, por nxin edhe me mosqënien këtu. Duhet të jëtë këtu dhe të kërkojë falje Violeta Manushit për ato që i ka thënë, ku është?” tha Berisha.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar i Partisë Scialiste Taulant Balla. Ai me ironi i ka thënë se Rama ndodhet me Bashën në Bruksel për një marrëveshje të fshehtë. “Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje”, iu drejtua Balla, Berishës.