
Pasi ISIS-i u përhap në gjithë Lindjen e Mesme, mijëra fëmijë, gra dhe vajza mbetën të pambrojtura. Burrat e tyre u vranë, vogëlushet e tyre u përdhunuan dhe shtëpive ku ishin rritur ju vu flaka. Por ato nuk u dorëzuan, përkundrazi u bënë “burrneshat dhe heroinat e rajonit të tyre”.
Kjo është historia e grave kurde, të konsideruara si rebelet e një rajoni të vogël që po “zhdëpin” dita-ditës xhihadisët e ISIS-it.
Gratë kurde kanë një histori të gjatë luftimi. Shumë prej tyre kanë luftuar me PKK-në, një organizatë që lufton në Turqinë jugore
Në fillim të vitit 2013, komandantja e brigadës së parë femërore kishte vetëm 53 luftëtare. Ato bashkëpunonin fillimisht me ushtrinë e siriane për të ndalur forcat e Asadit.
Por më vonë ato u kthyen në Kurdistan, pasi ISIS-i kishte terrorizuar rajonin. Shumë burra ishin vrarë ose bashkuar organizatës, kështu që ushtaret bindën femrat e tjera kurde t’i bashkoheshin dhe të luftonin xhihadistët.
Në një intervistë për “Wall Street Journal”, Ruajda, komandantja e tyre thotë se:
“Unë besoj se kjo është një kauzë e madhe, e cila po mbron familjet dhe qytetet tona nga brutaliteti dhe idetë e errëta të xhihadistëve. Ata nuk e pranojnë idenë gratë të kenë pozita udhëheqëse dhe duan që ne të mbulohemi me shami dhe të bëhemi shtëpiake , për tu shërbyer . Por jo, këtu ne i kontrollojmë vetë jetët tona .”
Shumë vajza te reja kurde nuk kane hezituar të marrin armët dhe të mbrojnë territoret e tyre. Madje 30 përqind e ushtrisë së Kurdistanit, e cila po furnizohen me armë nga vetë SHBA-ja , përbëhet nga femrat.
“Gratë mund të luftojnë më mirë se burrat- thotë komandantja- Ne jemi më të qeta, me të palëkundura dhe zakonisht jemi snajperë shumë të zonjat. Ne jemi të parat që shkojmë të patundura në frontin e luftës. E dini pse? Sepse gratë nuk kanë humbur kurrë në një betejë.”
Përshtati “JOQ.al”