Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Po tërheq vemendjen nga ‘inceneratorët'”, Berisha i përgjigjet Bashës: Kam denoncuar atë aferë që në 2015- ën…

ShkodraWeb 15 December, 2021
berisha foltore berat

Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zedheneses se Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e incieneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.

Së pari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qene nder me te paret qe ka denoncuar kete mega afere korruptive ne nje seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e ne vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë.

Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokes, Berisha ka publikuar dy reagime te forta nder te cilat nje deklerate shteruese ne FB e tij ne te cilen fakton ne menyre te pakundershtueshme se Terr Koka meriton plotesisht arrestimin por ai nuk eshte Koka e grupit te organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferes prej 430 milion euro te djegesave eshte Kreu i Meduzes se organizates kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (te cilit deputeti Basha nuk i permend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj.

I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues te departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kane pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi.

Por sa me lart nuk mund te largoje per asnje moment vemendjen dhe shqetesimin per sulmin verbal dhe fizik qe Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave te LDG dhe Komisionit te Rithemelimit! Kjo me shume se cdo gje tregon respektin dhe fytyren e vertete te Lul Burracakut per figuren dhe rolin e zonjave ne Partine Demokartike! I bejme me dije burracakut Basha se do mbaje pergjegjesi personale ne perballje me mijera demokrate, per cdo provokim apo incident qe njerez te paguar prej tij do guxojne te bejne ndaj anetareve dhe drejtuesve te Partise Demokratike. /Nga Sali BERISHA, publikuar në faqen zyrtare në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Gratë e LDG- së dhe Evi Kokalari përplasen me dy gra në selinë e PD, pengohen të flasin me mediat e pranishme
Artikull pasardhës: “Duhet të marrë përgjegjësi për dhunën…”, Evi Kokalari: Basha do mallkojë ditën që humbi logjiken ndaj meje

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.