
Të mërkurën (nesër) luhet akti i fundit i Superligës. Edhe pse pak kush e mendonte në nisje të sezonit, praktikisht janë në garë për titull 4 ekipe, mes të cilave edhe Vllaznia. Kuqeblutë ndeshen me Laçin në “Loro Boriçi”, ku nevojitet jo vetëm fitorja e shkodranëve, por edhe me gola diferencë, duke patur parasysh se Teuta luan në Durrës me Apoloninë e rënë nga Superliga.
Gjithë këto ditë, tifozët në rrjetet sociale, i kanë kërkuar presidentit të Apolonisë Koço Kokëdhima që ekipi i tij të impenjohet maksimalisht. Kokëdhima e ka pohuar se do të luhet pa kompromis, ndërsa tashmë vëmendja është kthyer tek presidenti i Laçit Pashk Laska. Jnë të shumta thirrjet publike për të, por ne kemi zgjedhur një, që ndoshta është më pikantja sepse përfshin edhe një futbollist të larguar vjet nga Vllaznia drejt Laçit, Alen Sherri.
“Meriton respekt per cdo gja qe ka ba ne futbollin ne vend
Investimet
Grushtat
ShkopijtPor qe asht i vetmi president qe ja ban 8 me 2 lojtareve qe mundohen me e mashtru
Thirrje publike
Po ta kerkoj si Verior qe asht marre turp me pas Kocoja rrespekt ne Shkoder ma shum se ti
Prandaj me mend ne kry neser
4 5 gola na duhen
Rrahe Sherrin sante tan naten qe mas te jet i Zoti me ndejt nkam neser”, shkruhet në një nga publikimet që si@ është normale për shkodranët, nuk mungojnë as notat e humorit. /ShkodraWeb/





