Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Po pse, kush duhej ta sulmonte Ismet Drishtin…Al Baghdadi apo ministri i brendshëm personalisht…?

ShkodraWeb 6 April, 2018
drishtiAlBagdadiXhafaj

Shënim i ShkodraWeb

Ismet Drishtin e njohim prej shume e shumë vitesh. Kemi punuar bashkë edhe në mediat e Shkodrës. Dha kontribut në pozicionin e regjisorit dhe në hapësirat modeste të tregut mediatik në Shkodër, krijoi. Sot e patëm të vështirë ta marrim në telefon. Kemi komunikuar, por nuk e imagjinonim se do na duhej ta merrnim në telefon pasi ishte dhunuar personalisht. Para disa kohëve media e veçantë e krijuar prej tij “Zjarr TV” ishte pre e një sulmi hajdutërie, por nuk e telefonuam. Menduam se do të ishte ndonjë sulm me qëllim përfitimin përmes vjedhje- shitjes se aparaturave.

Sot e morëm në telefon. Jo pa shqetesim. Jo aq shumë për Ismetin si individ, por për familjen e të afërmit. Në profesionin tonë, e kemi bërë provë të gjithë trysninë e kërcënimit dhe pesha më e rëndë është për familjen e sidomos fëmijët. Ismeti me një zë të qetë dhe thuajse i pandikuar fare nga ajo që ka ndodhur. “I mora përpara” na tha. Normalisht, nuk dinim çfarë ti thonim. “Qoftë hera e fundit” na erdhi si shprehje. E fundit, në kuptimin e shenjëstrimit nga dikush/disa.

Më herët na tërhoqi vëmendjen deklarata e policisë për ngjarjen. Ishte shpallur në kërkim një person, i konsideruar si adoleshent. Ai kishte sulmuar Ismetin. Nuk vonuan dhe dolen pamjet e në fakt, nuk ishte një, por një grup individësh, të cilet nga ato pamje nuk dalloheshin nëse ishin adoleshentë apo të rritur. Pse jo, edhe në moshë pensioni.

Nga eksperienca, e kuptojmë policinë. Ngjarje të tilla, ku nën goditje është media dhe përfaqësuesit e saj, ka tendencë minimizimi të asaj çfarë ka ndodhur. Nuk duam të mendojmë se këtë përcaktim policia e ka bërë me urdhër. Por po ashtu, nuk duam ta besojmë se dy rastësi tek i njëjti person- media ndodhin brenda një kohe kaq të shkurtër. Pa dashur të abuzohet, humori i Ismet Drishtit dhe krijesës së tij mediatike, ka goditur pushtetin, direkt Edi Ramën. Mos e dhëntë Zoti të mendojmë se Ismeti dhe “Zjarr TV” janë sulmuar me urdhër apo me orientim nga lart. Por sërish nga eksperienca, nuk mungojnë individë që me “iniciativë” ndërmarrin akte ndaj “kundërshtarëve” të të adhuruarëve politikë. Ka ndodhur edhe në Shkodër, edhe neve personalisht deri në nivelin e kërcënimit. Pra, pa ja kërkuar askush direkt, por me frymëzim dikush mund të ketë vepruar…

Në fakt, ndokush mund të priste që Ismet Drishtit ta sulmonin terroristët, apo edhe vetë Al Baghadadi… Dikush mund të priste ta dhunonte personalisht ministri i Brendshëm…ose të paktën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Fatmirësisht nuk ndodhi asnjëra. Policia thotë se ishin adoleshentë… Le të ngushllohemi! Qoftë hera e fundit për ty Ismet Drishti! Sepse për ne të tjerët do të dëgjojmë sërish…

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, vritet 25- vjeçari…
Next: DETAJET/ I dehuri godet me thikë 4 persona duke i plagosur, përfundojnë në spital- njëri në gjendje të rëndë

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.